Shefja e kabinetit qeveritar të Keir Starmer jep dorëheqjen tre muaj pas fitores së Laburistëve

Evropë

Shefja e kabinetit qeveritar të Keir Starmer jep dorëheqjen tre muaj pas fitores së Laburistëve

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 15:40
Sue Grey

Shefja e kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, Sue Grey, ka dhënë dorëheqjen më shumë se tre muaj pas fitores së Partisë Laburiste në zgjedhjet parlamentare.

Downing Street njoftoi dorëheqjen e Grey, dhe bëri më dije se ajo do të marrë detyra të reja si e dërguari i Starmer për rajonet dhe shtetet.

Sipas BBC, ajo ka pasur mosmarrëveshje për pagën, pasi redaktori politik i BBC zbuloi se paga e saj ishte më e lartë se ajo e Sir Keir, dhe donacionet nga Lord Alli.

Laburistët thanë se Grey do të zëvendësohet nga Morgan McSweeney, i cili më parë ishte këshilltar kryesor i kryeministrit dhe organizoi fushatën zgjedhore të laburistëve.

Duke dhënë dorëheqjen, ajo tha se ishte një nder për të detyra që ka pasur këto kohë.

“Gjatë gjithë karrierës sime interesi im i parë ka qenë gjithmonë shërbimi publik. Megjithatë në javët e fundit është bërë e qartë për mua se komentet intensive rreth pozicionit tim rrezikojnë të bëhen një shpërqendrim për punën jetike të qeverisë për ndryshim. Për këtë arsye kam zgjedhur të qëndroj mënjanë dhe mezi pres të vazhdoj të mbështes kryeministrin në rolin tim të ri”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat