Holanda premton 400 milionë euro për zhvillimin e dronëve të Ukrainës

Evropë

Holanda premton 400 milionë euro për zhvillimin e dronëve të Ukrainës

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Holanda do të investojë 400 milionë euro në një program të zhvillimit të dronëve për Ukrainën, ka njoftuar Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, gjatë një vizite të papritur në Kiev.

Rreth gjysma e investimit do të shpenzohet në Holandë, me pjesën tjetër të ndarë midis Ukrainës dhe vendeve të tjera.

Ne do të fokusohemi në lloje të ndryshme të dronëve, dronë të vëzhgimit, mbrojtës dhe të sulmit, sepse ne shohim se Ukraina ka nevojë për dronë sulmues për të shënjestruar objektet ushtarake”, tha Brekelmans.

Bëhet e ditur se nëse programet e reja të dronëve rezultojnë të suksesshme, do të ketë fonde të mëtejshme për të rritur prodhimin, shkruan euronews.

Lufta, natyrisht, po intensifikohet çdo ditë dhe Ukraina po ngre më shumë brigada që të gjithë kanë nevojë për mbështetje, që të gjithë kanë nevojë për pajisje ushtarake. Ne duhet të kemi këtë rrjedhë të vazhdueshme mbështetjeje”, shtoi ai.

Brekelmans tha gjithashtu se Holanda së shpejti do të dorëzojë 24 aeroplanë të tjerë luftarakë F-16 në Kiev pa specifikuar një afat kohor.

Ndryshe, që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në vitin 2022, Holanda ka premtuar 10 miliardë euro mbështetje ushtarake, prej të cilave rreth 4 miliardë euro janë shpenzuar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat