Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropë

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Sistemi raketor kundërajror rus Osa, është identifikuar dhe shkatërruar nga njësia Kryla e inteligjencës ushtarake ukrainase.

Kostoja e një sistemi të tillë të automatizuar kap vlerën e dhjetë milionë dollarëve.

“Kostoja e dronit të përdorur për ta shkatërruar Osan është vetëm disa qindra dollarë”, u tha nga inteligjenca ushtarake ukrainase.

Sistemi Osa është dizajnuar për të mbrojtur tanket dhe pajisjet tjera në fushëbetejë, por kësaj radhe kishte dështuar.

Në videon e publikuar më poshtë të filmuar me dron, shfaqet Osa në një zonë malore dhe momenti kur goditet nga droni kamikaz dhe hidhet në erë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat