Gruaja e trazuar hyn e armatosur me ‘shotgun’ duke terrorizuar spitalin në Turqi

Evropë

Gruaja e trazuar hyn e armatosur me ‘shotgun’ duke terrorizuar spitalin në Turqi

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 22:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamje të rënda janë regjistruar në jug të Turqisë kur një grua e armatosur me pushkë bastisi në një spital fëmijësh dhe pretendonte se kishte bombë.

45-vjeçarja e identifikuar si Birgul G, terrorizoi stafin e spitalit Nexhip Fazil në Kahramanmaras të shtunën e 5 tetorit, ku doktorë e infermierë shihet që fshihen poshtë tavolinave kur ajo u drejton armën.

Gruaja e trazuar dëgjohet gjithashtu që u bërtet njerëzve që përpiqen ta qetësojnë.

Policia tha më vonë se në qesen e letrës ku pretendonte të mbante bombën nuk kishte asgjë dhe se gruaja ishte ndaluar nga oficerët që e morën në stacion për pyetësorin.

Në incident nuk pati të plagosur.

Birgul G tha në polici se nuk donte të lëndonte kënd, megjithë kërcënimet dhe armën që mbante me vete.

Ajo pretendonte se e bëri prej dëshpërimit nga abuzimi gjatë i mjekëve ndaj të birit të saj të varur nga drogat.

Birgul G raportoi në polici, sipas rrjetit vendas Artigercek: “Nuk e duroja dot më torturën e tim biri. Nuk doja të lëndoja askënd, as të qëlloja njeri. Shkova në spital e armatosur me mendimin se dikush do të më vriste”.

Gruaja u akuzua me kërcënime dhe heqje të lirisë dhe pritet të dërgohet në paraburgim në ditët në vijim, shkruan rrjeti The Sun.

Guvernatori i Kahramanmaras tha në një deklaratë mbi ngjarjen: “Qytetarja e lindur në 1979 me iniciale B.G., tentoi një sulm ndaj spitalit por u neutralizua nga forcat e sigurisë. Ajo tha se merrte trajtim psikiatrik dhe nuk ishte ndjerë mirë. Ajo shtoi se kishte zgjedhur spitalin sepse ishte pranë rezidencës së saj”.

Dr. Lütfi Tiyekli, kreu i dhomës mjekësore të Kahramanmaraş tha se stafi kishte mbetur i shokuar nga ngjarja.

“Dhuna ndaj sistemit shëndetësor u shmang sot në spitalin e fëmijëve. Nuk e kuptojmë atë që ndodhi por kolegët janë të frikësuar, po përpiqemi të kuptojmë incidentin”, shtoi  Tijekli, shkruan rrjeti britanik The Sun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat