Rusia sulmon një anije në Odessa, një i vdekur dhe disa të plagosur

Evropë

Rusia sulmon një anije në Odessa, një i vdekur dhe disa të plagosur

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Një raketë ruse goditi një anije tregtare në portin e Odessa, duke vrarë një ukrainas dhe duke plagosur pesë të huaj.

Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Oleh Kiper, përmes Telegramit.

Sipas Kiper, Rusia përdori raketa balistike për të goditur objektivat në infrastrukturën e portit.

Ky është sulmi i dytë në një anije në Ukrainën jugore në pak ditë. Më herët, qeveria ukrainase tha se një raketë ruse dëmtoi një anije tregtare të ngarkuar me misër në portin e Pivdenit të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat