Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas vizitës në Hamburg së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, i është bashkuar takimit të Tivatit, në kuadër të procesit të Brdo-Brioni.
Përkatësisht, Vuçiç ka arritur në Tivat sot pas orës 14.00, pas përfundimit të mbledhjeve plenare.
Duhet të theksojmë se një ditë më parë Vuçiç vuri në pikëpyetje ardhjen e tij në Dubrovnik, në ngjarjen ku planifikohet miratimi i deklaratës së domosdoshmërisë, pra kërkesa për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe ku do të jetë i pranishëm presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kjo ngjarje është planifikuar për nesër, më 9 tetor.
Kabineti i Presidentit të Serbisë, megjithatë, njoftoi se Vuçiç nesër në Beograd do të takohet me kryetarin e Parlamentit hungarez, Laszlo Kever, si dhe me zëvendësndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Alexander Kasanoff.
Presidenti i Serbisë tha se nuk ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në Dubrovnik.
“Së pari do të shkoj në Mal të Zi, në Brdo-Brion dhe më pas do të marr një vendim për Dubrovnikun. Teksti i asaj deklarate është bërë në mënyrë të tillë duke lënë hapësirt se nuk do ta pranoj atë. Asgjë e papritur, është stilistikisht e vrazhdë, e pakuptimtë, pesë sinonime për disa mbiemra të neveritshëm. Unë nuk e kam problem me fjalorin e Perëndimit, por kur na detyrojnë me sanksione, nuk dua ta udhëheq atë politikë”, tha Vuçiç në Hamburg.
“Edhe pse tema e sanksioneve ka qenë më pak aktuale në opinion gjatë muajve të fundit dhe po flitet më shumë për tema të tjera si shërbimi ushtarak, blerja e armëve, eksporti i armëve dhe litiumit, kjo çështje sigurisht që ka rëndësi për BE. Në këtë kuptim, rikthimi në këtë temë nuk është i papritur, megjithëse simbolika e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga Kroacia në shoqërinë e armikut më të madh të Putinit nuk duket shumë realiste për mendimin tim. Edhe pse mendoj se ofensiva diplomatike që Perëndimi ka bërë së fundmi ndaj Serbisë është e suksesshme dhe se çështja e vendosjes së sanksioneve është vetëm çështje kohe dhe jo vendimi. Nuk do të mund të vë bast se do të ndodhë pikërisht tani”, tha Miljan Mlladenoviç për 'Danas'.
I pyetur se si e sheh “manovrën” e Vuçiçit në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë, iai deklaroi se “një vendim i tillë nuk është i lehtë t’i “shitet” opinionit publik vendas për shkak të mbështetjes që ka nga Putini dhe Rusia".