Zelensky mbërrin në Kroaci, do të marrë pjesë në Samitin e tretë Ukrainë-Evropa Juglindore

Evropë

Zelensky mbërrin në Kroaci, do të marrë pjesë në Samitin e tretë Ukrainë-Evropa Juglindore

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 13:17
Zelensky mbërrin në Kroaci, do të marrë pjesë në Samitin e tretë Ukrainë-Evropa Juglindore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka arritur në Kroaci për t’u takuar me kryeministrin Andrej Plenkoviq.

Në një postim në platformën X, ai ka thënë se në Kroaci do takohet edhe me përfaqësues të vendeve të tjera të rajonit, dhe për të marrë pjesë në Samitin e tretë Ukrainë-Evropa Juglindore.

“Me kryeministrin Plenkoviq do të diskutojmë për bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes, rehabilitimin e luftëtarëve tanë të plagosur në vijën e frontit, si dhe rimëkëmbjen e Ukrainës”.

“Në samitin në formatin Ukrainë+12, ne do të diskutojmë përpjekjet ndërkombëtare për të afruar paqen dhe zbatimin e Formulës së Paqes, përgjigjen tonë të përbashkët me partnerët ndaj sfidave të sigurisë, si dhe bashkëpunimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka thënë Zelenksy. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat