Aktivistët ngjitin imazhin e nënës dhe fëmijës palestineze mbi pikturën e Pikasos

Evropë

Aktivistët ngjitin imazhin e nënës dhe fëmijës palestineze mbi pikturën e Pikasos

Nga: A.SH Më: 10 tetor 2024 Në ora: 06:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy aktivistë kanë ngjitur një foto të një nëne dhe një fëmije palestineze në Gaza mbi një pikturë të Picasso-s në shenjë proteste ndaj shitjeve të armëve nga Britania e Madhe në Izrael.

Mbështetësit e lëvizjes Kërkesa e Rinisë ngjitën imazhin mbi pikturën e Pikasos të vitit 1901 "Motherhood" në Galerinë Kombëtare të Londrës përpara se të derdhnin bojë të kuqe në dyshemenë e galerisë.

Në një deklaratë, grupi i fushatës tha se dyshja po bënin thirrje për një embargo të dyanshme të armëve ndaj Izraelit.

Britania e Madhe njoftoi se do të pezullonte disa licenca armësh për Izraelin muajin e kaluar, por nuk arriti të zbatonte një embargo të plotë. Sekretari i Jashtëm David Lammy tha për Sky News se një veprim i tillë do të ishte "i gabuar".

PAMJET

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat