Vulin citon shërbimet ruse të sigurisë dhe lëshohet në konspiracione: Po planifikohet vrasja e Viktor Orbanit

Evropë

Vulin citon shërbimet ruse të sigurisë dhe lëshohet në konspiracione: Po planifikohet vrasja e Viktor Orbanit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 13:16
Aleksandar Vulin

Zëvendëskryeministri serb, njeriu i afërt i Rusisë, i sanksionuar nga Amerika ka dalë sot me një informacion të ri konspirativ.

Ai thotë se Serbia ka marrë informacione se ka një komplot për të vrarë kryeministrin hungarez Viktor Orban. Informacionin e ka pranuar vet se e ka marrë nga shërbimet ruse të sigurisë.

Sipas Vulin, në një periudhë të shkurtër kryeministri sllovak Robert Fico dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump i mbijetuan atentatit, ndërsa ish-presidenti iranian Ebrahim Raisi vdiq në një aksident me helikopter, gjë që sipas tij nuk është rastësi.

“Sepse politikanët që kundërshtojnë agjendën perëndimore përballen me kërcënime personale të sigurisë”, ka pretenduar Vulin

“Ne morëm gjithashtu informacione se po përgatitet vrasja e kryeministrit hungarez Viktor Orbán”, tha Vulin në një intervistë për gazetën ruse “Nacionalna Odbrana”.

“Në të njëjtën kohë, ne patëm trazira në Beograd, një përpjekje për të ndryshuar me forcë qeverinë,” tha Vulin.

Vulin pohon më tej se aktualisht ka kërcënime ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe shtoi se shërbimet e sigurisë së Serbisë janë mjaft të forta për të garantuar sigurinë e tij.

Ai shtoi se ky informacion është konfirmuar nga shërbimet ruse të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat