Ukrainasit godasin rafinerinë e naftës në Luhansk, që përdorej nga Moska për nevoja të trupave të Putinit

Evropë

Ukrainasit godasin rafinerinë e naftës në Luhansk, që përdorej nga Moska për nevoja të trupave të Putinit

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Ukraina ka njoftuar se ka arritur me sukses të kryej një sulm mbi një rafineri të naftës në një zonë ushtarake të rusëve në lokacionin që është pjesërisht i pushtuar në Luhansk, kurse banorët e atjeshëm kanë postuar fotografi të pasojave të këtij sulmi.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar të shtunën se ka goditur rafinerinë e naftës në qytetin Rovenky në rajonin e Luhanskut – që është një nga katër rajonet ukrainase që Vladimir Putini i ka shpallur të aneksuara por që nuk kontrollohen plotësisht nga Moska.

“Në këtë bazë ushtarake gjendeshin rafineri dhe produkte të shumta të derivateve, që përdoreshin për furnizimin dhe nevojat e armatës të Federatës Ruse”, u tha ndër tjera nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase – duke shtuar se sulmi u kryer nga inteligjenca ushtarake.

“Kjo rafineri ishte goditur edhe më herët nga armët ukrainase, beteja po vazhdojnë për të minuar potencialin ushtarak-ekonomik të Rusisë”, u tha ndër tjera.

Në kumtesë nuk theksohet se çfarë lloj të armëve u përdorën për të kryer sulmin, por mediat pro-ukrainase pretendojnë se ishin dronët kamikaz që goditën këtë rafineri.

Ajo gjendet afro 100 kilometra nga fronti i parë, kurse deri më tani nuk janë deklaruar nga ministria ruse e Mbrojtjes lidhur me këtë sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat