Një person humbi jetën pas përplasjes së avionit rus të pasagjerëve dhe mallrave Antonov-3 në rajonin Yakutia të Siberisë gjatë uljes emergjente, tha të dielën dega rajonale e ministrisë së emergjencave.
Tre pjesëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë ishin në bord, tha ministria në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton Reuters.
Informacioni paraprak tregon se një problem në motor ka detyruar uljen emergjente.
Kështu tha zyra e prokurorit të Siberisë Lindore në Telegram.