Gjykata ruse e dënon me tri vjet burgim hulumtuesin francez

Evropë

Gjykata ruse e dënon me tri vjet burgim hulumtuesin francez

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 20:25
Laurent Vinatier (djathtas) shoqërohet në një sallë gjyqi në Moskë, më 7 qershor.

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar të hënën hulumtuesin francez, Laurent Vinatier, me tri vjet burg, pasi e shpalli fajtor për akuzën se e ka shkelur ligji për "agjentët e huaj", tha Komiteti Hetimor i Rusisë.

Vinatier, 48 vjeç, u arrestua në qershor, nën akuzat për spiunazh dhe për mosregjistrim si agjent i huaj.

Hetuesit rusë pretenduan se ai e ka pranuar fajësinë për marrjen e paligjshme të informatave rreth ushtrisë ruse. Prokurorët kërkuan tri vjet e tre muaj burg për Vinatier.

Ekipi i tij mbrojtës kërkoi nga gjykata që ta gjobiste atë, në vend që ta dënonte me burgim, duke e quajtur kërkesën e prokurorit "shumë të ashpër".

Vinatier është këshilltar në Qendrën për Dialog Humanitar me bazë në Gjenevë, një organizatë joqeveritare për zgjidhjen e konflikteve, dhe "udhëton rregullisht për punën e tij", tha punëdhënësi i tij.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Francës kanë prekur pikën më të ulët në histori, për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska që nisi në shkurt 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat