Humbi vëllain dhe nipin, ja si mbijetoi për 67 ditë në detin Okhotsk 46-vjeçari

Evropë

Humbi vëllain dhe nipin, ja si mbijetoi për 67 ditë në detin Okhotsk 46-vjeçari

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 18:55
Mikhail Pichugin

Një rus është shpëtuar pas 67 ditësh, ndërsa ndodhej në një varkë të vogël në detin e ftohtë të Okhotsk, thanë autoritetet ruse të martën.

Ndërkohë vëllai i 46-vjeçarit Mikhail Pichugin, dhe djali i tij adoleshent humbën jetën, sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti.

Videoja e shpëtimit e publikuar nga prokurorët rusë tregon një burrë me mjekër me një xhaketë shpëtimi portokalli që noton me një varkë të vogël të tipit catamaran me një flamur të kuq të ngritur në një shtyllë, ndërsa reaguesit e urgjencës punojnë për ta arritur atë.

Deti i Okhotskut është i rrethuar kryesisht nga Siberia lindore e Rusisë dhe Gadishulli Kamçatka. Zakonisht ky det ngrin midis tetorit dhe marsit dhe renditet si deti më i ftohtë në Azinë Lindore.

Dy burra të rritur dhe djali 15-vjeçar, i njërit prej tyre u nisën në katamaran më 9 gusht, thanë prokurorët.

“Pas disa kohësh, kontakti me ta humbi, vendndodhja e tyre mbeti e panjohur”, tha Elena Krasnoyarova.

Më 14 tetor, rreth orës 22:00, katamarani u pa nga një varkë peshkimi që kalonte në Detin e Okhotsk pranë vendbanimit Ust-Khayryuzovo në rajonin Kamchatka.

Prokurorët thanë se janë ende duke punuar për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe duke hetuar akuzat për shkelje të sigurisë së trafikut ujor, që rezultoi në vdekjen e dy ose më shumë personave nga pakujdesia.

Gruaja e burrit të shpëtuar tha për mediat shtetërore ruse se pesha e tij mund të kishte luajtur një rol në mbijetesën e tij, duke qenë se ai peshonte rreth 100 kg. Ajo i tha RIA se Pichugin, vëllai dhe nipi i tij i ndjerë kishin ushqim të mjaftueshëm për të zgjatur për rreth dy javë.

Pichugin do të dërgohet në një spital për trajtim mjekësor në qytetin Magadan, në lindjen e largët të Rusisë, raportoi RIA.

Ai është “në gjendje të rëndë, i dobësuar, por i vetëdijshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat