Mbytet varka me emigrantë në Greqi, 4 të vdekur, mes tyre dy foshnja

Evropë

Mbytet varka me emigrantë në Greqi, 4 të vdekur, mes tyre dy foshnja

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar pasi një varkë u mbyt në Kos të Greqisë.

Sipas mediave greke, mbytja e varkës ka ndodhur në zonën e Psalidit.

Katër viktimat janë dy gra dhe dy foshnja.

Në varkë ndodheshin 30 emigrantë, ndërsa forcat e rojes bregdetare kanë shpëtuar 26 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat