Një alarm i kuq u lëshua sot në gjashtë qytete në jug të Francës për shkak të reshjeve të mëdha dhe përmbytjeve.
Ministrja e Energjisë, Agnes Pannier-Runacher, tha në platformën X se stuhitë që përfshijnë gjithë vendin janë "të paprecedentë".
Runacher u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga autoritetet.
Sipas SNCF, një kompani shtetërore hekurudhore, përmbytjet kanë ndërprerë shërbimet e trenave.