Nëna e dërgoi në spital me dhimbje barku, mjekët zbulojnë se 10-vjeçarja abuzohej nga njerku dhe ishte shtatzënë

Evropë

Nëna e dërgoi në spital me dhimbje barku, mjekët zbulojnë se 10-vjeçarja abuzohej nga njerku dhe ishte shtatzënë

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:18
Ngjarja e rëndë doli në dritë kur fëmija filloi të vuante dhimbje barku dhe nëna e saj e çoi në spital.

Një vajzë e mitur, 10-vjeçare në Majorca të Spanjës ka përjetuar momente tmerri pasi është abuzuar seksualisht nga njerku i saj. Sipas medieve spanjolle, e mitura u përdhunua dhe mbeti shtatzënë. Përdhunimet kanë ndodhur teksa nëna ishte larg për punë, duke ia besuar fëmijën partnerit të saj.

Ngjarja e rëndë doli në dritë kur fëmija filloi të vuante dhimbje barku dhe nëna e saj e çoi në spital.

Atje, mjekët gjetën fillimisht disa mavijosje dhe prerje që sugjeronin se fëmija ishte abuzuar seksualisht përpara se të zbulonin se 10-vjeçarja ishte disa javë shtatzënë.

Sipas raportimeve lokale, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të vajzës, ajo u transferua në një spital tjetër ku iu nënshtrua një operacioni.

Nëna deklaroi në polici se i vetmi person që ishte kujdesur për vajzën ishte partneri i saj aktual, për pasojë u thirr policia dhe u bë arrestimi i tij. Kur 35-vjeçari doli në gjykatë të mërkurën, thuhet se i tha gjyqtarit “Më vjen shumë keq për atë që bëra, por ishte vetëm një herë”. Por e mitura ka thënë në polici se njerku e ka abuzuar prej një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat