​Putin paralajmëron Ukrainën për armët bërthamore

Evropë

​Putin paralajmëron Ukrainën për armët bërthamore

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 17:12
Vladimir Putin

Rusia nuk do ta lejojë kurrë Ukrainën të zhvillojë armët e saj bërthamore, tha të premten presidenti rus Vladimir Putin.

Në një takim me menaxherët e mediave të BRICS, Putin komentoi raportet e mediave që pretendonin planet e Ukrainës për të zhvilluar armë të shkatërrimit në masë.

“Ky është një tjetër provokim. Nuk është e vështirë të krijosh armë bërthamore në botën moderne. Nuk e di nëse Ukraina është në gjendje ta bëjë këtë tani. Kjo nuk është aq e lehtë për Ukrainën sot. Por në përgjithësi, këtu nuk ka vështirësi të mëdha. Gjithçka është e qartë se si bëhet”, tha ai.

Putin theksoi se Rusia është e aftë të gjurmojë çdo veprim të Ukrainës drejt marrjes së armëve bërthamore, duke thënë se gjëra të tilla "është e pamundur të fshihen".

Ai paralajmëroi se çdo hap për të krijuar armë bërthamore në Ukrainë do të kishte "një reagim të duhur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat