Rusia teston njësinë e pajisur me raketa bërthamore

Evropë

Rusia teston njësinë e pajisur me raketa bërthamore

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Në një rajon në veriperëndim të Moskës, Rusia po teston gatishmërinë luftarake të një njësie të pajisur me raketa balistike ndërkontinentale Yars, sipas raportimeve të disa agjencive të lajmeve, që citonin një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Raketat Yaris, të cilat mund të lëshohen nga qendra të caktuara apo mjete të lëvizshme, kanë një rreze veprimi prej 11 mijë kilometrash. Këto sisteme janë të pajisura me mbushje të shumëfishta bërthamore.

Rusia ka zhvilluar një sërë provash bërthamore përgjatë këtij viti, që sipas analistëve, kanë si synim të frenojnë Perëndimin për t’u përfshirë më thellë në luftën në Ukrainë.

Testi i fundit po zhvillohet në të njëjtën javë që NATO-ja kreu stërvitjen vjetore bërthamore dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi “planin e tij të fitores”.

Presidenti Vladimir Putin tha muajin e kaluar se Moska kishte zgjerur listën e rasteve që mund ta shtynin Rusinë të përdorte armë bërthamore, duke ulur pragun për përdorimin e tyre. Ukraina e akuzon Moskën për shantazh bërthamor.

Në provën e fundit, një njësi në rajonin Tver do të testojë lëvizjen e raketave Yars në terren në distanca deri në 100 kilometra si dhe mbrojtjen e tyre kundër sulmeve ajrore, sipas agjencisë Interfax që citon ministrinë e Mbrojtjes.

Rusia kreu edhe dy stërvitje të tjera që përfshinin njëstitë e raketave Yars në korrik. Ajo ka zhvilluar edhe tre stërvitje të tjera përgjatë këtij viti për të testuar përgatitjet për lëshimin e raketave taktike bërthamore, të cilat kanë një rreze veprimi më të shkurtër dhe forcë më të ulët se raketat strategjike ndërkontinentale.

Gjatë luftës, Presideti Putini përsëritur disa here se Rusia ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, por ka këmbëngulur se ai nuk ka nevojë të përdorë armë bërthamore për të arritur fitoren në Ukrainë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat