Përmirësohen marrëdhëniet Serbi-Rusi, Vuçiq ka marrë një mesazh nga Putini

Evropë

Përmirësohen marrëdhëniet Serbi-Rusi, Vuçiq ka marrë një mesazh nga Putini

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 10:18
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga fashizmi, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në të cilin ka theksuar se është e rëndësishme që traditat e mira e miqësisë vëllazërore ende shërbejnë si bazë e besueshme për zhvillimin e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë.

“Operacioni sulmues i Beogradit, i cili u krye tetë dekada më parë nga forcat e Ushtrisë së Kuqe dhe çetat partizane jugosllave, është një faqe e lavdishme e historisë sonë të përbashkët. Mijëra ushtarë sovjetikë që vdiqën në luftën kundër nazizmit prehen në tokën serbe. Vlerësojmë shumë respektin dhe qëndrimin e kujdesshëm me të cilin autoritetet dhe qytetarët e Serbisë ruajnë kujtimet e tyre”, tha Putin në urimin e tij drejtuar Vuçiqit, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Presidentit të Republikës.

Presidenti i Rusisë theksoi se për shekuj rusët dhe serbët kanë qëndruar krah për krah në luftën kundër armiqve të përbashkët dhe së bashku kanë kapërcyer fatkeqësitë dhe sprovat.

“Është e rëndësishme që traditat e mira të miqësisë vëllazërore, të trashëguara nga paraardhësit tanë, të shërbejnë ende si bazë e besueshme për zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis Federatës Ruse dhe Republikës së Serbisë. Ju uroj sinqerisht shëndet dhe sukses, dhe mirëqenie e begati për të gjithë bashkatdhetarët tuaj”, thuhet në urimin e Putinit drejtuar Presidentit Vuçiq me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit.

Kujtojmë se ky mesazh, vjen teksa diskutohet dhe aludohet lidhur me pjesëmarrjen e presidentit serb në samitin e BRICS në Kazan, pas pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat