Mëngjes ‘tronditës’/ Lëkundjet e tërmetit ‘zgjojnë’ Greqinë

Evropë

Mëngjes ‘tronditës’/ Lëkundjet e tërmetit ‘zgjojnë’ Greqinë

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 10:29
Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të shtunë.

Qendra Euro-Mesdhetare Sizmiologjike vlerëson se thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra.

Ndërsa epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në juglindje të Zakros, në ishullin e Kretës.

Nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar. Ishulli i Kretës është një zonë aktive për sa i përket tërmeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat