Raporti për gjendjen e ujërave në Evropë: Presion ndaj BE-së për veprime emergjente

Evropë

Raporti për gjendjen e ujërave në Evropë: Presion ndaj BE-së për veprime emergjente

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Një raport alarmant nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) ka nxjerrë në pah gjendjen kritike të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore të Evropës, duke rritur presionin mbi ekzekutivin e Bashkimit Evropian për të vepruar.

Vetëm 37% e liqeneve dhe lumenjve përmbushin kriteret për status të mirë ekologjik, ndërsa mbi dy të tretat janë të ndotura nga nivele alarmante të ndotësve kimikë.

Raporti, i publikuar sot, paralajmëron se gati një e katërta e ujërave nëntokësore, që furnizojnë dy të tretat e ujit të pijshëm të Evropës, nuk arrin të plotësojë standardet ligjore për statusin kimik të mirë, me nitratet dhe pesticidet nga bujqësia si faktorët kryesorë të ndotjes

Evropa po përballet me sfida serioze për sigurinë e ujit,” theksoi EEA, vetëm tetë muaj pas anulimit të një nisme për elasticitetin ndaj ujit nga Komisioni Evropian. Sipas të dhënave, 20% e territorit të BE-së dhe 30% e popullsisë po preken nga stresin në rritje të ujit.

Specialistja Sara Johansson theksoi se statistikat aktuale nuk ofrojnë një pamje të plotë të problemit, duke kërkuar një vlerësim më të detajuar për ndotësit.

Sipas Direktivës Kuadër të Ujit, qeveritë kanë detyrimin të arrijnë status të mirë për të gjitha ujërat deri në vitin 2027.

Grupet mjedisore kanë kërkuar veprime të menjëhershme për të siguruar zbatimin e ligjeve ekzistuese dhe për të filluar rivendosjen e lumenjve në gjendjen e tyre natyrore.

“Rivendosja e të paktën 25,000 km lumenj është një angazhim për biodiversitetin dhe të ardhmen tonë,” tha Andras Krolopp nga The Nature Conservancy Europe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat