Ukrainë, 9 të plagosur nga bombardimet ruse në Kharkiv

Evropë

Ukrainë, 9 të plagosur nga bombardimet ruse në Kharkiv

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Të paktën nëntë persona u plagosën mbrëmjen e së dielës nga bombardimet ruse në Kharkiv, të cilat shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë në të paktën një pjesë të qytetit të madh në verilindje të Ukrainës, thanë policia dhe autoritetet lokale.

Bombardimet në Kharkiv vijnë pasi autoritetet ukrainase kanë frikë se po fillon një fushatë e re e bombardimeve ruse të infrastrukturës civile të energjisë, duke ndjekur taktikën e dy viteve më parë, ku Moska zhyti në errësirë miliona ukrainas në të ftohtë.

“Dje rreth orës 22:00 (me orën lokale) armiku goditi tre rrethe të Kharkiv. Katër gra nga mosha 22 deri në 53 vjeç dhe pesë burra nga mosha 21 deri në 37 vjeç u plagosën”, thuhet në një deklaratë të policisë të publikuar përmes Telegram.

Sipas të njëjtit burim, ndërtesa banimi, parkingje, pika karburanti, shtëpi dhe makina janë dëmtuar dhe shërbimet e urgjencës janë dërguar në zonat e prekura.

Kharkiv, kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër në Ukrainën verilindore, është shpesh objektiv i bombardimeve ruse. Është më pak se 30 kilometra nga kufiri me Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat