Biznesmeni i afërt me Putin vdes duke rënë papritur nga dritarja në Moskë

Evropë

Biznesmeni i afërt me Putin vdes duke rënë papritur nga dritarja në Moskë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 17:03
Biznismeni dhe Putin

Një biznesmeni njohur rus është gjetur mbrëmë i vdekur në Moskë pasi në dukje kishte rënë nga dritarja të paktën 30 metra e lartë e shtëpisë së tij.

64 vjeçari Mikhail Rogachev, ishite gjetur nga shërbimet ruse të sigurisë FSB pas rënies misterioze.

Ai ishte zv-president i grupit energjitik Yukos, që më parë prej kontradiktave me administratën Vladimir Putin ishte lënë pa punë nga ky i fundit.

Rogachev kishte një karrierë të pasur edhe si drejtues i grupit Onexim dhe më vonë i gjigantit të minierave Norilsk Nickel.

Raportimet e para në Moskë thonin se ai vuante nga një “kancer i rëndë” edhe pse zhurmat ishin mohuar nga rrethi i miqve të tij.

Të afërmit e tij insistojnë se nuk kishte shenja se mund të kryente vetëvrasje dhe se ai kishte qenë në humor të mirë pak para rënies.

Trupi i tij u gjet në oborrin e pallatit ku ai banonte në një apartament në katin e dhjetë.

Shërbimet e inteligjencës që gjetën viktimën thanë se para ngjarjes Rogachev kishte ngrënë mëngjes me familjen dhe ishte në humor normal, shkruante rrjeti vendas VCHK-OGPU.

Humbja e tij është një tjetër vdekje e dyshimtë në një seri tragjedish të papritura të drejtuesve të industrisë së naftës e gazit në Rusi, që prej nisjes së konfliktit brutal të Ukrainës, shkruan rrjeti vendas Borusio.

Ish-drejtori i shërbimeve të emigracionit Konstantin Romodanovsky, 67 vjeç, vdiq në rrethana të çuditshme në shtëpinë e tij, ndërsa Leonid Shulman, drejtor i transporteve të Gazprom është gjetur i vdekur në moshën 60 vjeçare.

Alexander Tyulyakov, kreu i sigurisë së gjigatit energjitik Gazprom, raportohet se kreu vetëvrasje pak pas nisjes së konfliktit në Ukrainë, shkruan mes te tjerash rrjeti britanik Metro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat