SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Evropë

SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 19:38
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin- Zelensky

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka njoftuar ndarjen e një pakete ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, të hënën gjatë një vizite në Kiev.

“Paketa do t’u sigurojë forcave tuaja municione shtesë, automjete të blinduara dhe armë antitank”, ka thënë Austin në një takim së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton AP.

Vizita vjen disa orë pas një sulmi me dron rus në kryeqytetin ukrainas dhe teksa Zelensky u kërkon partnerëve perëndimorë të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ushtarake për luftën.

Ukraina po has në vështirësi për ta frenuar fushatën e egër ruse përgjatë frontit lindor, që gradualisht po i detyron forcat e Kievit të heqin dorë nga një sërë qytetesh dhe fshatrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat