Senatorja australiane ia ndërprenë fjalimin Mbretit Charles në Parlament: Ky nuk është vendi juaj, nuk jeni mbreti im

Evropë

Senatorja australiane ia ndërprenë fjalimin Mbretit Charles në Parlament: Ky nuk është vendi juaj, nuk jeni mbreti im

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 22:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një politikane australiane që ndërpreu fjalimin e Mbretit Charles në Parlamentin australian sot, duke bërtitur dhe folur për ngjarje të ndryshme historike.

Aktivistja indigjene, Senatorja Lidia Thorpe, 51-vjeçe, bërtiti në Parlament në Kanbera në “djall me kolonitë, ju nuk jeni mbreti im”.

“Ju keni kryer gjenocid kundër popullit tonë. Na ktheni tokën tonë. Na ktheni atë që keni vjedhur nga ne. Eshtrat tona, kafkat, foshnjat, popullin tonë. E keni shkatërruar vendin tonë”, shtoi ajo para shumë të pranishmëve.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo vazhdoi duke thënë: “Ju jeni gjenocidal. Kjo nuk është toka juaj”, derisa në një moment ndërhyri sigurimi që e nxori jashtë.

Thorpe ka një “karrierë të bujshme” sa i përket “paraqitjeve të tilla” dhe nervozizmit të shfaqur  – duke e quajtur më parë Mbretëreshën “kolonizatorë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat