Vuçiq, Orban e Fico takim në Sllovaki, fokus i bisedimeve migracioni i paligjshëm

Evropë

Vuçiq, Orban e Fico takim në Sllovaki, fokus i bisedimeve migracioni i paligjshëm

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:06
Kryeministri sllovak, Robert Fico, kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe Aleksandar Vuçiq

Udhëheqësit e Sllovakisë, Hungarisë dhe Serbisë do të takohen këtë të martë për të diskutuar mbrojtjen e kufijve të Bashkimit Evropian kundër migracionit të paligjshëm, lajmi është bërë me dije nga zyra e qeverisë sllovake.

Kryeministri sllovak, Robert Fico dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, të cilët prej kohësh kanë mbajtur qëndrime të ashpra kundër migracionit, do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Komarno të Sllovakisë për të diskutuar mënyrat për të luftuar flukset e paligjshme.

Bashkëpunimi me Serbinë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor është kyç për frenimin e flukseve të paligjshme të migracionit, sipas zyrës së qeverisë sllovake.

Kjo përfshin masa për forcimin e mbrojtjes së kufijve, mbështetjen e procedurave të azilit të vendeve partnere dhe përafrimin e politikës së vizave me Bashkimin Evropian.

“Një zgjidhje novatore mund të jenë qendrat e jashtme, të ashtuquajturat ‘hotspots’ për përpunimin e kërkesave për azil jashtë BE-së, që aktualisht po vihet në praktikë, për shembull, nga Italia në bashkëpunim me Shqipërinë”, kanë thënë zyrtarët sllovakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat