Avioni rus i transportit rrëzohet me raketë në konfliktin civil në Sudan, nuk ka të mbijetuar

Evropë

Avioni rus i transportit rrëzohet me raketë në konfliktin civil në Sudan, nuk ka të mbijetuar

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 16:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një avion ushtarak transporti i Rusisë është rrëzuar mbrëmë me raketë dhe ka shpërthyer më pas në një zjarr gjigant, njoftonin raportimet nga Sudani, vend i përfshirë në një konflikt të rëndë mes dy fraksioneve ushtarake.

Raportimet nga vendi ishin kontradiktore por avioni i transportit ushtarak ishte i tipi Ilyushin Il-76T dhe u rrëzua me shpërthim në perëndim të vendit.

Mediat vendase thonin se raketa që e goditi u lëshua nga forcat rebele RSF, ndërsa burime të tjera thonin se goditja kishte ardhur “gabimisht” nga pala mike, pa lejuar të bëhet e qartë se cilën palë ‘po ndihmonte’ avioni me furnizime.

Të tjera burime thonin se avioni prodhimit rus operohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan rrejti The Sun.

Pas shpërthimit mbetjet avionit u përhapën në një zonë të gjerë, ndërsa në pamje të postuara shiheshin ushtarë që celebronin rrëzimin e avionit.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë raportuar më herët se mbështesin me armatime e pajisje forcat rebele të konfliktit, ku deri tani janë vrarë dhjetra mijëra njerëz.

Dokumente identifikimi të anëtarëve ruse të ekuipazhit tregoheshin në rrjetet sociale, për individë të cilët mediat i lidhnin me kompani ushtarake të Emirateve të Bashkuara.

Rrjeti rus i aviacionit ‘Aviatorshchina’ kishte komentuar në rrjetet sociale: “Avioni i transportit është rrëzuar gabimisht nga forcat rebele me raketa lazeri”.

Furnizimet ushtarake për rebelët në konfliktin në Sudan vijnë nga Çadi fqinjë, sipas ekspertëve.

Dokumentet e gjetura në vendngjarje tregonin se mes viktimave ishin dy qytetarë rusë Viktor Granov e Anton Selivanets, të dy inxhinierë aviacioni.

Ambasada ruse në Sudan tha se po kontaktonte me autoritetet lokale për të hetuar mbi rrethanat. Konflikti në vend i financuar dhe furnizuar nga palë të ndryshme, vijon prej vitit të shkuar.

Rrjeti The Sun tha se ka kërkuar shpjegime nga qeveria e Emirateve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat