Ukrainasit rrëzojnë dronin rus me mitralozin e Luftës së Parë Botërore, momenti kur e shkatërrojnë në ajër

Evropë

Ukrainasit rrëzojnë dronin rus me mitralozin e Luftës së Parë Botërore, momenti kur e shkatërrojnë në ajër

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 08:57
Videoja është realizuar në pjesën perëndimore të Ukrainës

Një video e re shfaq momentin kur trupat ukrainase shtien me mitralozin e vjetër mbi një dron rus, të prodhuar nga iranianët.

Videoja e shkurtër tregon të shtënat dhe një shpërthim që ndodhë në qiell – që me gjasë shfaq momentin kur droni Shaed-136 shpërthen.

Sipas OSINTechnical, mitralozët e përdorur për rrëzimin e dronit janë afro një shekull të vjetër – pra bëhet fjalë për modelet PM1919 të përdorur në Luftën e Parë Botërore.

Videoja është realizuar në pjesën perëndimore të Ukrainës, por nuk dihet saktë lokacioni dhe data. E nga ministria e Mbrojtjes si ajo ukrainase ashtu dhe ajo ruse nuk janë deklaruar lidhur me këtë aksion.

Megjithatë ajo çfarë dihet është se të dy palët përdorin armë të vjetra, në luftën që është gati të futet në vitin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat