Ministri turk: Vriten dy terroristët, Turqia ka edhe tre dëshmorë të ri

Evropë

Ministri turk: Vriten dy terroristët, Turqia ka edhe tre dëshmorë të ri

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 17:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në selinë e linjës ajrore turke, TUSAS në Ankara ndërsa raportohet për pesë viktima.

Kreu i Ministrisë së Brendshme të Turqisë raporton se vendit i janë shtuar edhe tre dëshmor ndërsa 14 persona janë plagosur në sulmin terrorist.

Ministri Ali Yerlikaya gjithashtu bënë të ditur se dy të dyshuarit për sulmin terrorist tashmë janë vrarë.

Ndërkohë, autoritetet turke ua kanë ndaluar mediave të publikojnë informacione jozyrtare për sulmin terrorist në Ankara.

I vendosur në rrethin Kahramankazan, rreth 40 kilometra në veri të qendrës së Ankarasë, kompleksi i madh TUSAS mbulon një sipërfaqe prej katër milionë metrash katrorë.

Gjiganti i mbrojtjes është prodhuesi i aeroplanit të parë luftarak të gjeneratës së pestë të prodhuar në vend, KAAN, si dhe Hurryet, aeroplan stërvitor dhe sulmues i lehtë, dhe Hurkus, aeroplan për trajnime dhe mbështetje ajrore të ngushtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat