Putin përballet me thirrje për ‘paqe’ në samitin e grupit ekonomik BRICS në Rusi

Evropë

Putin përballet me thirrje për ‘paqe’ në samitin e grupit ekonomik BRICS në Rusi

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 19:32
Foto nga takimi

Liderët e vendeve të grupit të vendeve në zhvillim BRICS bënin sot thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, në hapjen e samitit në Kazan, në jug të Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se mirëpriste oferta ndërmjetësimi për konfliktin në Ukrainë por u fokusua më shumë në bashkëpunimin ekonomik dhe platformat e investimeve të aleancës.

“Krijimi një platforme të re investimesh të grupit BRICS do të nxiste ekonomitë kombëtare dhe burimet financiare të Jugut dhe Lindjes së tokës”, u tha ai 20 liderëve të mbledhur në forumin më të madh në Rusi që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë shkruan rrjeti AFP.

Putin u përpoq ta portretizonte samitin si një shenjë e dështimit të politikave të Perëndimit për të izoluar Rusinë edhe pse u përball me thirrje direkte nga aleatët për të ndaluar konfliktin në Ukrainë.

Grupi ekonomik është krijuar në 2009 me katër anëtarë fillestarë, Brazil, Rusia, India e Kina, teksa më vonë është zgjeruar duke përfshirë  kombe të tjera si Afrika e Jugut, Egjipti dhe Irani.

Grupi tha në deklaratën e përbashkët se “ishte i shqetësuar për konfliktet dhe destabilizimin në Lindjen e Mesme dhe në vende të Afrikës veriore”.

Deklarata kritikonte fushatën ushtarake të Izraelit dhe sulmet ndaj stafit të OKB në jug të Libanit, teksa kërkonte ruajtjen e integritetit territorial të Libanit.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian nxiti vendet e BRICS të përdorim “kapacitet kolektive e individual për t’i dhënë fund luftës në Gaza e Liban”.

Presidenti Kines Xi Jinping përsëriti thirrjet për armëpushim, duke thënë: “Kemi nevojë të ndalojmë vrasjet dhe të punojmë për një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes palestineze”.

Presidenti Braziian Luiz Inacio Lula da Silva bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimeve në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

“Përballemi me dy luftëra që mund të bëhen globale, prandaj duhet të rigjejmë aftësinë për të punuar së bashku drejt objektivave të përbashkët”, tha ai në lidhjen video me samitin, shkruan rrjeti AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat