Ministri turk tregon se kush qëndron pas sulmit në Ankara

Evropë

Ministri turk tregon se kush qëndron pas sulmit në Ankara

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 21:58
Sulmuesi

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler deklaroi se grupi terrorist kurd PKK mund të jetë pas sulmit të sotëm – pa ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimin e tij.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin në selinë e linjës ajrore turke, TUSAS.

“Ne u japim këtyre të poshtërve të PKK-së ndëshkimin që meritojnë, çdo herë”, pohoi ministri, pa ndarë detaje ose prova të mëtejshme për të provuar sugjerimin e tij.

“Por, ata kurrë nuk vijnë në vete – ne do t’i ndjekim derisa terroristi i fundit të eliminohet”, shtoi ai.

Ndryshe, Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (e njohur gjithashtu si PKK) po lufton për autonomi në Turqinë juglindore që nga vitet 1980 – ku deri më tani kanë vdekur dhjetëra mijëra njerëz.

PKK-ja konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë, shkruan skynews.

Sulmi i sotëm në një objekt mbrojtës në Ankara vjen një ditë pasi kreu i partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë të Turqisë – aleate me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoganin – ngriti mundësinë që liderit të burgosur të PKK-së, Abdullah Ocalan, mund t’i jepet lirimi me kusht nëse ai heq dorë nga dhuna dhe shpërndahet organizata e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat