Norvegji, treni me 90 pasagjerë del nga shinat, raportohet për një viktimë

Evropë

Norvegji, treni me 90 pasagjerë del nga shinat, raportohet për një viktimë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Një tren pasagjerësh doli nga shinat në Norvegjinë veriore, raportojnë mediat e huaja.

Sipas informacioneve të publikuara, mes 90 pasagjerëve që ndodheshin në tren, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

“Një lokomotivë dhe pesë vagonë ​​treni dolën nga shinat.

Vlerësohet se daljet nga shinat u shkaktuan nga një rrëshqitje e tokës ku treni po lëvizte, midis qyteteve Trondheim dhe Bodø”, njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat