Ukraina: Ushtarët koreano-veriorë janë zhvendosur në Kursk

Evropë

Ukraina: Ushtarët koreano-veriorë janë zhvendosur në Kursk

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë të enjten se njësitet e para koreanoveriore, të stërvitura në Rusi, janë dërguar tashmë në rajonin e Kurskit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën.

Forcat ukrainase e nisën një inkursion të madh në këtë rajon rus në gusht.

Kremlini i hodhi poshtë në të kaluarën si “lajme të rrejshme” raportimet për trupat e Koresë së Veriut, por presidenti rus, Vladimir Putin, tha të enjten se është çështje e Moskës se si dëshiron ta zbatojë marrëveshjen e partneritetit ushtarak me Phenianin.

Putini nuk e mohoi se ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi.

“Njësitet e para ushtarake nga DPRK (Republika Popullore Demokratike e Koresë) – të cilat u stërvitën në poligonet stërvitore të Rusisë lindore – tashmë kanë mbërritur në zonën e luftimeve të luftës ruso-ukrainase. Në veçanti, më 23 tetor 2024, prania e tyre u regjistrua në rajonin e Kurskut”, tha agjencia e inteligjencës ukrainase në një komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat