Alarmi portokalli është lëshuar në Francën Jugore pasi vazhdojnë shirat e dendur

Evropë

Alarmi portokalli është lëshuar në Francën Jugore pasi vazhdojnë shirat e dendur

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 06:04
Foto ilustrim

Autoritetet franceze kanë lëshuar një alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë i kërcënimit mjedisor.

Kjo, për shkak të reshjeve të pandërprera dhe rrezikut të përmbytjeve në dy departamente në Francën jugore.

Meteo France, shërbimi kombëtar i motit, raportoi se alarmi portokalli do të mbetet në fuqi në departamentet Var dhe Gard deri ditën e sotme.

Meteorologët kanë paralajmëruar se këto rajone mund të përjetojnë deri në 200 mm reshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat