Zelensky: Rusia planifikon t’i dërgojë trupat e Koresë së Veriut në betejë të dielën

Evropë

Zelensky: Rusia planifikon t’i dërgojë trupat e Koresë së Veriut në betejë të dielën

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 08:41
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po planifikon të dërgojë trupat koreano-veriore në betejë kundër vendit të tij që të dielën dhe u kërkoi liderëve botërore që të ushtronin presion ndaj Phenianit.

Pak ditë më parë, SHBA konfirmoi raportet se Koreja e Veriut dërgoi trupa në Rusi për mbështetje.

Ishte Koreja e Jugut që publikoi fillimisht raportin se 1,500 trupa speciale të Koresë së Veriut i janë bashkuar marinës ruse këtë muaj, ndërsa presidenti ukrainas kishte thënë më herët se qeveria e tij kishte informacione se 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut po përgatiteshin t’u bashkoheshin forcave pushtuese ruse.

Koreja e Veriut dhe Rusia, të përfshira në konfrontime të veçanta me Perëndimin, kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin e tyre në dy vitet e fundit. Në qershor, ato nënshkruan një marrëveshje për mbrojtjen, në bazë të së cilës, të dy vendet do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për t’i ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake njëra-tjetrës në rast se sulmohen nga vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat