Qytetarët e Gjeorgjisë kanë dalë herët në mëngjes për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet parlamentare.
Megjithatë, në disa qendra të votimit ka pasur probleme, ku disa votues janë munduar të prishin kutitë e votimit.
Disa video po qarkullojnë në rrjetet sociale teksa shihen dy qytetarë duke mbushur kutitë e votimit me fleta të votimit.
Presidenti gjeorgjian, Salome Zourabichvili ka reaguar pas incidentit duke deklaruar se “është e turpshme dhe e pamoralshme të përdoret një pakicë etnike për të falsifikuar zgjedhjet”.
Ndërkohë, kjo qendër e votimit raportohet se është mbyllur ndërsa dy qytetarët janë arrestuar dhe ndaj tyre ka filluar një procedim penal.
Ndryshe, zgjedhjet do të vendosin një koalicion të partive opozitare kundër “Georgian Dream” në pushtet, për të cilën shumë kanë frikë se po e tërheq kombin drejt autoritarizmit dhe larg nga Bashkimi Evropian.