​Shi i dendur në Itali, shoferët e mbërthyer në çatitë e makinave

Evropë

​Shi i dendur në Itali, shoferët e mbërthyer në çatitë e makinave

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan sërish dëme të mëdha në veri të Italisë dhe disa rajone, përfshirë Toskanën, u përmbytën.

Shërbimi meteorologjik Meteoscienza raporton se pas disa ditësh shiu, rrugët dhe shtëpitë u përmbytën dhe lumenj e kanale u vërshuan nga brigjet e tyre.

U desh të ndërhynin shërbimet e urgjencës për të shpëtuar më shumë se dhjetë drejtues mjetesh, të cilët gjatë natës kishin ngecur në çatitë e automjeteve jo shumë larg qytetit Piza.

Autoritetet në Piemonte, Liguria dhe Emilia-Romagna kanë paralajmëruar banorët që të jenë tepër vigjilentë gjatë fundjavës.

Në zonën e madhe të Torinos, autoritetet këshilluan njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet me makinë dhe shëtitjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat