Britania e Madhe: Përshkallëzimi i sulmeve izraelite në Lindjen e Mesme, në interesin e askujt

Evropë

Britania e Madhe: Përshkallëzimi i sulmeve izraelite në Lindjen e Mesme, në interesin e askujt

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Qeveria e britanike tha se po monitoron nga afër situatën në Lindjen e Mesme pasi Izraeli nisi një seri sulmesh ajrore që shënjstruan objektet ushtarake në Iran.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër”, tha sot në mëngjes një zëdhënës i qeverisë britanike.

Zëdhënësi shtoi se qeveria mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje për sa kohë që i përmbahet ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Përshkallëzimi i mëtejshëm nuk është në interesin e askujt”, thuhet në deklaratë.

Izraeli konfirmoi se ka përfunduar valën e tij të sulmeve ajrore, duke thënë se avioni i tij kishte goditur objektet e prodhimit të raketave – me të cilat Irani kishte sulmuar shtetin e Izraelit vitin e kaluar.

Irani tha se sulmet ajrore synonin bazat ushtarake në provincat Ilam, Khuzestan dhe Teheran. Sipas Teheranit, sulmet ajrore kishin shkaktuar “dëm të kufizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat