​Përjashtohet deputeti britanik që rrahu një burrë në rrugë

Evropë

​Përjashtohet deputeti britanik që rrahu një burrë në rrugë

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 21:50
​Përjashtohet deputeti britanik që rrahu një burrë në rrugë

Mike Amesbury është përjashtuar nga Partia Laburiste e Britanisë së Madhe pasi goditi një burrë në një rrugë të Frodsham dhe u kap në kamera CCTV.

"Mike Amesbury po ndihmon Policinë e Cheshire në hetimin e saj pas incidentit të së premtes mbrëma. Në pritje të hetimit, Amesbury është pezulluar administrativisht nga anëtarësimi në Partinë Laburiste," tha një zëdhënës i kësaj partie.

Pamjet e reja të publikuara sot pasdite tregojnë se deputeti nga Runcorn dhe Helsby godet me grusht burrin, i cili më pas bie në tokë, përpara se ta godasë disa herë të tjera. Më pas erdhën tre kalimtarë dhe ndërhynë mes dy burrave.

Në lidhje me këtë ngjarje është marrë në pyetje nga policia një 55-vjeçar, i cili më pas është lënë i lirë në pritje të hetimeve të mëtejshme”, tha policia.

Videoja e parë, e cila u bë virale në rrjetet sociale dje, tregon Amesbury duke i bërtitur burrit të shtrirë në tokë: "Po, unë jam përfaqësues, po, jam unë dhe nuk do të kërcënosh më kurrë një përfaqësues, apo jo?"

Amesbury pas incidentit tha se ndihej "i kërcënuar pas një nate me miqtë" dhe shtoi se ai "kontaktoi vetë Policinë e Cheshire në lidhje me rastin".

Nuk do të komentoja më publikisht, por sigurisht që do të bashkëpunoj me policinë nëse është e nevojshme”, shtoi ai.

Partia Laburiste njoftoi se ishte në dijeni të incidentit dhe se Amesbury, i cili ka qenë deputet qe nga 2017, do të bashkëpunonte në hetimet që po kryhen nga policia. Ndërsa një zëdhënës i Partisë Konservatore tha se "Amesbury duhet t'u përgjigjet pyetjeve mbi sjelljen e tij dhe është e drejtë të hetohet tërësisht." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat