Kroacia blen tanket më të reja Leopard 2A8, të vjetrat i dërgon në Ukrainë

Evropë

Kroacia blen tanket më të reja Leopard 2A8, të vjetrat i dërgon në Ukrainë

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Kroacia planifikon të blejë 50 tanke të reja gjermane Leopard 2A8.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duhet të nënshkruajnë sot në Berlin një letër për blerjen e këtyre tankeve për nevojat e Forcave të Armatosura kroate.

Republika Federale e Gjermanisë ka ftuar Kroacinë që t’i bashkohet programit gjerman të blerjes së tankeve Leopard 2A8, gjë që do të theksohet në këtë letër.

Kroacia do t’i dërgojë Ukrainës 30 tanke M-84 dhe 30 automjete luftarake të këmbësorisë M-80. Gjermania më pas do të kompensojë Kroacinë për ato automjete, duke ulur çmimin total të Leopard 2A8 të ri.

Ushtria kroate aktualisht ka në përbërjen e saj rreth 70 tanke M-84, të janë në gjendje të mirë dhe mirëmbahen rregullisht. Vlera e saktë e kësaj blerjeje, si dhe afati kohor i dorëzimit, nuk dihen ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat