Burri nga Beogradi qëllon dhe plagos gruan dhe djalin e tyre, policia e arreston autorin e sulmit

Evropë

Burri nga Beogradi qëllon dhe plagos gruan dhe djalin e tyre, policia e arreston autorin e sulmit

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 18:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një burrë në Beograd të Serbisë ka qëlluar dhe plagosur me armë gruan e tij si dhe djalin.

62-vjeçari shtiu mbi gruan e tij 49-vjeçe dhe të birin 22, brenda shtëpisë së tyre.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arrestoi burrin, kurse gruan dhe të birin e tij i dërguan për trajtim në spital.

Në YouTube është publikuar videoja e arrestimit të sulmuesit i veshur me disa rroba të bardha.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi me armë, ndërsa autoritetet serbe të sigurisë thanë se po hetojnë rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat