Shkatërrojnë sistemet artilerike ruse, ukrainasit filmojnë momentin kur dronët Nemesis godasin makinerinë e Kremlinit

Evropë

Shkatërrojnë sistemet artilerike ruse, ukrainasit filmojnë momentin kur dronët Nemesis godasin makinerinë e Kremlinit

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Ushtarët nga Brigada e 100-të e motorizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës, kanë arritur të shkatërrojnë dy sisteme të fuqishme artilerike ruse 2S7 Pion që u goditën nga dronët.

Ukrainasit postuan videon e këtij aksioni në rrjetin social Facebook, ku shihet momenti kur sistemet artilerike shkatërrohen.

Këto sisteme artilerike ishin pozicionuar 25 kilometra larg vijës së frontit, në afërsi të qytetit Horlivka në rajonin e Donetskut që aktualisht është nën kontrollin e trupave ruse.

Fillimisht u shkatërrua hardueri i sistemeve artilerike që u godit nga dronët Nemesis, dhe më pas zjarri kaploi tërë mjetet dhe u dogjën plotësisht.

Me sulme të tilla mbi makinerinë luftarake ruse, ukrainasit synojnë të ngadalësojnë avancimin e trupave të Kremlinit dhe t’ua pamundësojnë të kenë mjaftueshëm armë për të vazhduar pushtimin. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat