Videot e reja shfaqin tanket amerikane që i janë dhënë ukrainasve duke u futur në territorin rus Kursk, si pjesë e inkursionit ukrainas që ka hyrë në muajin e tretë.
Ishin pjesëtarët e Brigadës së 47-të të Motorizuar të ushtrisë ukrainase, që u futën me këto mjete luftarake brenda territorit rus – duke arritur të godasin pozicionet ruse me tanket amerikane Abrams si dhe me autoblinda Bradley.
Luftëtarët e Kievit kryen operacionin në rajonin ndërkufitar – duke shënjestruar pozicionet e rusëve me raketat amerikane anti-tank TOW.
Videos of Bradley IFVs and Abrams tank from Ukraine’s 47th Brigade engaging Russian positions in a tree line and deploying smoke grenades in Kursk. The assault also reportedly involved BMP-2 from the 130th Battalion, infantry from the 33rd Assault Battalion, and artillery fire… pic.twitter.com/Lm1t4wRlgf
— Rob Lee (@RALee85) October 28, 2024
Ukrainasit arritën të futen në Kursk në gusht të këtij viti, duke u konsideruar kështu arritja më e madhe që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
Kjo lëvizje befasoi edhe shumë ndërkombëtarë, përfshirë aleatët e ngushtë të Ukrainës – kurse rusët ishin shumë të ngadaltë për të parandaluar avancimin e shpejtë të ukrainasve.