Përmbytjet vdekjeprurëse godasin Spanjën, kryeministri i vendit mesazh qytetarëve: Nuk do t’ju braktisim!

Evropë

Përmbytjet vdekjeprurëse godasin Spanjën, kryeministri i vendit mesazh qytetarëve: Nuk do t’ju braktisim!

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, bëri një deklaratë publike mesditën e sotme lidhur me përmbytjet katastrofike që kanë goditur juglindjen e vendit.

Në mesazhin e tij adresuar qytetarëve, kryeministri spanjoll u garantoi se qeveria nuk do braktisë qytetarët në këtë moment kritik dhe të vështirë.

Sipas shifrave zyrtare numri i deritanishëm i viktimave është 51. Në fjalimin e tij kreu i Spanjës tha se shumë njerëz po përballen me pasiguri, por Spanja do t’i ndihmojë ata dhe se disponon të gjitha burimet që njerëzit të rikuperojnë jetën dhe shtëpitë e tyre pas përmbytjeve katastrofike.

Shërbimet e urgjencës po punojnë pa u lodhur, tha kryeministri spanjoll.

“Europa është e gatshme të ndihmojë”- tha Presidentja e Parlamentit Evropian

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, thotë se “Evropa është e gatshme të

ndihmojë Spanjën” pas asaj që ajo e quan “pasojat katastrofike” të përmbytjeve në bregun jugor dhe lindor të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat