Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, bëri një deklaratë publike mesditën e sotme lidhur me përmbytjet katastrofike që kanë goditur juglindjen e vendit.
Në mesazhin e tij adresuar qytetarëve, kryeministri spanjoll u garantoi se qeveria nuk do braktisë qytetarët në këtë moment kritik dhe të vështirë.
Sipas shifrave zyrtare numri i deritanishëm i viktimave është 51. Në fjalimin e tij kreu i Spanjës tha se shumë njerëz po përballen me pasiguri, por Spanja do t’i ndihmojë ata dhe se disponon të gjitha burimet që njerëzit të rikuperojnë jetën dhe shtëpitë e tyre pas përmbytjeve katastrofike.
Shërbimet e urgjencës po punojnë pa u lodhur, tha kryeministri spanjoll.
“Europa është e gatshme të ndihmojë”- tha Presidentja e Parlamentit Evropian
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, thotë se “Evropa është e gatshme të
ndihmojë Spanjën” pas asaj që ajo e quan “pasojat katastrofike” të përmbytjeve në bregun jugor dhe lindor të Spanjës.