Publikohen pamjet: Droni ukrainas godet depon e naftës në Stavropol të Rusisë

Evropë

Publikohen pamjet: Droni ukrainas godet depon e naftës në Stavropol të Rusisë

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 11:31
Bashneft operon disa rafineri në rajon, duke luajtur një rol të rëndësishëm në infrastrukturën energjetike të Rusisë.

Një dron ukrainas ka sulmuar një depo nafte në rajonin jugor të Stavropolit të Rusisë.

Bëhet e ditur se ky ishte sulmi i dytë ukrainas radhazi ndaj objektivave ruse të karburantit dhe energjisë.

Nga sulmi në depon e naftës nuk ka pasur viktima.

Së fundmi, disa objekte karburanti dhe energjie u shënjestruan në një sulm ukrainas me dron në rajonin qendror rus të Bashkortostanit, shkruan Reuters.

Bashneft operon disa rafineri në rajon, duke luajtur një rol të rëndësishëm në infrastrukturën energjetike të Rusisë.

Ndryshe, sulmet vijnë disa ditë pasi Financial Times raportoi bisedimet në fazën e hershme midis Ukrainës dhe Rusisë për ndalimin e mundshëm të sulmeve ajrore ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës.

Ukraina, e cila ka shtuar sulmet me dronë në objektet energjetike ruse që nga fillimi i vitit, ka thënë se është kundërpërgjigjur si hakmarrje për sulmet në infrastrukturën e saj energjetike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat