Imazhet satelitore para dhe pas tregojnë se pjesë të Spanjës janë bashkuar me detin pas shiut historik

Evropë

Imazhet satelitore para dhe pas tregojnë se pjesë të Spanjës janë bashkuar me detin pas shiut historik

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 12:44
Imazhet satelitore

Përmbytjet vdekjeprurëse që tronditën Spanjën këtë javë pas reshjeve intensive historike, janë aq të gjera dhe të rënda sa nga hapësira vendi duket si një “det i brendshëm”.

Bëhet e ditur se në vetëm disa orë ra shi sa për një vit, duke krijuar një valë të përmbytjeve që theu brigjet e lumenjve dhe i përmbyti rrugët e shtëpitë.

Të paktën 155 njerëz u vranë nga përmbytjet katastrofike – lloji i ngjarjeve të reshjeve ekstreme që po bëhen shumë të shpeshta ndërsa bota ngrohet për shkak të ndotjes nga karburantet fosile, shkruan CNN.

Pjesë të Spanjës tani duken si një zgjatim i Detit Balearik pasi reshjet e shndërruan atë që duhej të ishte toka e thatë në një hapësirë ​​të madhe uji, tregojnë imazhet satelitore.

Siç raportohet, mbulimi dramatik dhe i përhapur i ujërave të përmbytjeve në zonat e brendshme pothuajse i ka kthyer zonat bregdetare në ishuj.

Rrugët ujore që vështirë se ishin të dukshme në imazhin satelitor “më parë” nga fillimi i muajit, tani theksohen me të kaltër të ndezur, duke treguar se sa të mbushura janë.

Ndryshe, dhjetra njerëz mbeten të zhdukur që nga e enjtja ndërsa përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat