​Shpëton gruaja e bllokuar në makinë pas tri ditë përmbytjesh në Spanjë

Evropë

​Shpëton gruaja e bllokuar në makinë pas tri ditë përmbytjesh në Spanjë

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 20:37
​Shpëton gruaja e bllokuar në makinë pas tri ditë përmbytjesh në Spanjë

Një grua nga Spanja, e cila ishte bllokuar në një makinë me trupin e pajetë të kunatës së saj për tri ditë, u shpëtua pasi një përmbytje vdekjeprurëse i goditi, thanë shërbimet e shpëtimit.

Një makinë me një grua të mbijetuar u zbulua në një tunel të përmbytur të bllokuar me makina të shkatërruara.

Ekipet e shpëtimit, duke hequr makinat, kanë dëgjuar vajtimin e një gruaje. Ajo nuk mundi të dilte pasi makina e saj ishte nën automjete të tjera.

"Pas tri ditëve gjetëm një person të gjallë në makinë," tha shefi i mbrojtjes civile Martin Perez sot në Moncada, një qytet me 21 mijë banorë.

Moncada ndodhet në provincën juglindore të Valencias, ku më shumë se 200 njerëz vdiqën nga përmbytjet.

Një makinë me një grua të mbijetuar u zbulua në qytetin e Benetusser. Gruaja është transportuar për kontroll mjekësor, ndërsa për momentin nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Sipas të dhënave të fundit të qeverisë spanjolle, 211 persona kanë humbur jetën, shumica prej tyre në rajonin e Valencias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat