Garda Civile Spanjolle ka forcuar praninë e saj në zonat e përmbytura.
Ajo ka dërguar sot 5200 ushtarë nga e gjithë Spanja në provincën e Valencias.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate vetë strukturam duke sqaruar se deri më tani janë kryer mbi 36.115 operacione shpëtimi dhe janë arrestuar 35 persona për grabitje.
Për dhënien e ndihmës, ushtarët kanë në dispozicion 560 fuoristrada, 10 varka të lehta, 7 helikopterë dhe 69 dronë.