Turqia largoi nga postet tre kryebashkiakë të zgjedhur pro-kurdë në qytetet juglindore të hënën, duke i zëvendësuar me zyrtarë shtetërorë. Qeveria turke i akuzon ata për vepra të lidhura e terrorizmin.
Guvernatorët lokalë zëvendësuan kryebashkiakët në Mardini, Batman dhe Halfeti. Të gjithë i përkisnin Partisë pro-kurde DEM, e cila ka 57 vende në parlamentin kombëtar.
Dhjetëra kryebashkiakë pro-kurdë nga partitë paraardhëse janë shkarkuar nga postet e tyre për akuza të ngjashme në të kaluarën.
Javën e kaluar, një kryetar bashkie nga opozita kryesore Partia Popullore Republikane (CHP) u arrestua pasi prokurorët e akuzuan atë se i përkiste Partisë së Punëtorëve të
Kurdistanit (PKK), e ndaluar si një grup terrorist në Turqi.